Skuadra e Baselit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Copenhagenit, në ndeshjen e vlefshme të play-offit të UEFA Champions League.
Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar pas ndeshjes thumboi trajnerin e tij, Ludovic Magnin në lidhje me
mbetjen me një lojtar më pak në fushë në minutën e 82’të, pasi me të kuq (dy të verdhë) u ndëshkua Jonas Adjetey.
“E dinim që mbrojtësi e kishte një karton të verdhë tashmë, duhet të kishim reaguar më herët. Ekzistonte rreziku për një karton të dytë të verdhë. Loja ishte ashtu, gjithmonë rrezikohej kartoni. Duhet të mësosh nga kjo dhe pastaj të bësh një zëvendësim”, u shpreh Shaqiri
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme. Kush fiton nga ky takim siguron fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Të tjera
Punonjësit e Microsoft-it protestojnë kundër kompanisë për lidhjet me luftën e Izraelit në Gaza
Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë
Kualifikueset e Botërorit 2026, programi i Kombëtares së Shqipërisë për shtator