Rashica afër largimit nga Besiktas, skuadra tjetër turke shpreh interesim për të – Ekonomia Online

Rashica afër largimit nga Besiktas, skuadra tjetër turke shpreh interesim për të

Ylli kosovar Milot Rashica, ka tërhequr interesin e një tjetër klubi të Superligës turke.

Sipas raportimeve në mediat turke, Istanbul Basaksehir dëshiron të përfshijë Rashicën në skuadrën e tyre, ndërsa Besiktasi kërkon 3.5 milionë euro për kartonin e kosovarit.

Mediat turke kanë raportuar se transferimin e Rashicës, e ka kërkuar vetë trajneri i klubit, Nuri Shahin,  i cili dëshiron ta shohë anësorin 29-vjeçar në ekip dhe për këtë arsye e ka futur futbollistin kosovar në listën e transferimeve gjatë afatit kalimtar veror.

Ndërsa raportohet gjithashtu se Besiktasi është i hapur për oferta për shitjen e yllit kosovar, duke lënë të hapur mundësinë që Rashica të ndryshojë ambient sezonin e ardhshëm.

Rashica ka kontratë me klubin bardhezi deri në vitin 2027, por oferta nga Bashakshehir duket e pranueshme për të dyja palët.