Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësim lidhur me siç thonë ata “përpjekjet për të kufizuar konkurrencën mes partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.”
Shtetet e QUINT-it dhe BE theksojnë se çdo veprim për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës.
“Ne presim që qeveria në detyrë dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive”, thuhet në reagim.
Sipas ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Në të njëjtën kohë, ne inkurajojmë partitë e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore për të kërkuar zgjidhje”, përfundon reagimi.



Të tjera
Dukagjini mbetet pa trajner, ndahet me Ndue Përgjokajn
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi në liqenin e Badovcit
Mihali kërkon hetim për alarmin e Gashit se ka shqiptar që “paguhen me çanta” për dezinformim pro Serbisë