Majlinda Kelmendi, kampionia që i solli Kosovës lavdi botërore feston ditëlindjen – Ekonomia Online

Majlinda Kelmendi, kampionia që i solli Kosovës lavdi botërore feston ditëlindjen

RIO DE JANEIRO, BRAZIL – AUGUST 07: Majlinda Kelmendi of Kosovo (blue) celebrates winning the gold medal against Odette Giuffrida of Italy during the Women’s -52kg gold medal final on Day 2 of the Rio 2016 Olympic Games at Carioca Arena 2 on August 7, 2016 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, sot feston ditëlindjen.

Emri i saj mbetet ndër më të mëdhenjtë në historinë e sportit kosovar, pasi ngriti flamurin e Kosovës në arenën botërore dhe e bëri xhudon një prej krenarive më të mëdha sportive të vendit.

Me këtë rast, Federata e Xhudos e Kosovës e ka uruar Majlindën përmes një postimi në Facebook, duke vlerësuar kontributin dhe sukseset e saj të jashtëzakonshme në sport.

“Nën drejtimin e Kryemjeshtrit Driton Kuka, Majlinda Kosovës i solli një medalje olimpike, tri medalje botërore, pesë medalje evropiane, dy medalje në Masters, 11 medalje në Grand Slam, 12 medalje në Grand Prix dhe 10 medalje në Kupat Botërore”, thuhet në postimin e federatës.

Federata theksoi se emri i saj do të mbetet përgjithmonë në historinë e sportit dhe do të shërbejë si frymëzim për gjeneratat e ardhshme.