Max Allegri pranon se Milani ‘nuk mund të vazhdojë të pësojë gola kaq të lehtë’ pas një humbjeje surprizuese në shtëpi ndaj Cremoneses.
Rossonerët e nisën sezonin pikërisht aty ku e lanë, duke u tallur nga tifozët e tyre në San Siro pas një humbjeje tronditëse 2-1 ndaj Cremoneses, e cila sapo ishte ngjitur në kategorinë e parë.
Ishte debutimi më i keq i mundshëm për Allegrin në stol, pasi ai nuk kishte qenë aty për fitoren 2-0 në Kupën e Italisë ndaj Barit javën e kaluar për shkak të një pezullimi në vijën anësore.
“Nëse e shohim performancën, patëm tetë gjuajtje drejt portës, por ndryshimi bëhet me vendosmërinë me të cilën sulmon dhe mbrohesh”, tha Allegri për DAZN Italia.
“Pësuam dy gola të shmangshëm që mund t’i kishim parandaluar me pak më shumë përqendrim. Për fat të mirë, është vetëm raundi i parë dhe kemi kohë të punojmë në këto detaje”, vijoi tutje ai.



Të tjera
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë