Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si jashtëzakonisht frymëzues takimin dhe bashkëbisedimin në Forumin Alpbach në Austri me të rinj dhe të reja që do të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Evropës.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e rolit të Kosovës si një kontribuese aktive për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Ajo gjithashtu nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit transatlantik dhe rikthimin e Evropës tek mbrojtja e vlerave demokratike – jo vetëm në fjalë, por edhe në veprim.
“Diskutuam për guximin për të qëndruar krah atyre që mbrojnë këto vlera dhe për të hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to,” u shpreh Presidentja Osmani.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit