Haxhiu: Me peshë Kushtetuese dhe vullnetin e qytetarëve, do ta nderoj detyrën si Kryetare e Kuvendit

Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik

Haxhiu ka vlerësuar se rruga drejt Bashkimit Evropian po dëshmohet përmes forcimit të institucioneve, rritjes së mirëqenies sociale dhe shtrirjes së rendit e sovranitetit në të gjithë territorin e vendit.

“Sot, kjo matet me pagë minimale të rritur, me më shumë mbështetje për familjet, me mundësi për të rinjtë dhe me shtet që ushtron sovranitet e rend në çdo cep të territorit të saj”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshilli i Evropës dhe mbetet e vendosur në rrugën e saj euroatlantike.

Haxhiu ka paralajmëruar se çdo vonesë ndaj Kosovës në proceset integruese dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe njëkohësisht cenon besueshmërinë e vetë vizionit evropian në Ballkanin Perëndimor.