Leon Avdullahu ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, duke zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Kosovës dhe duke refuzuar përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.
Kjo zgjedhje u konfirmua nga kryetari i FFK-së Agim Ademi, ku i shtoi se mesfushori i talentuar ka zgjedhur me zemër Dardanët.
“Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës. Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat. Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen. Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty”, ka shkruar Ademi në rrjetin e tij social.
Vendimi i Avdullahut është i rëndësishëm për futbollin kosovar, pasi shton thellësinë dhe kualitetin në mesfushën e ekipit kombëtar.
Lojtari i ri ka treguar potencial të madh në karrierën e tij me klube dhe pritet të sjellë energji, vizion dhe kreativitet në fushë, duke përforcuar skuadrën në përballjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Avdullahu ka luajtur nga fillimet e tij te Baseli, ndërsa këtë vit për 8 milionë euro ai bëri hapin e madh duke u transferuar në Bundesliga te Hoffenheim.
Ai ka debutuar tashmë në Bundesliga, ku kishte një paraqitje briliante ndaj Bayer Leverkusen, ndërsa vlera e tij në Transfermakt është rritur në 10 milionë euro.
Avdullahu do t’i jap Franco Fodas një shtysë të re në mesfushë, ku Kosova në këto kualifikime, do të jetë përballë Suedisë, Zvicrës dhe Sllovenisë.
Moment emocional: Djali i Rexhep Selimit pranon uniformën e veteranit të UÇK-së
Read more
Të tjera
Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi vazhdon seancën pas një ore
Sveçla i uron qytetarët për hapjen e urës së re mbi Ibër
11 palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza, numri total arrin në 300