Izraelitët sot kanë nisur një ditë kombëtare proteste, duke bllokuar autostradat dhe duke djegur goma – e gjitha kjo për shkak se kërkojnë një marrëveshje për armëpushim në Gaza, që do të siguronte lirimin e të pengjeve. Familjet e të zënëve dhe protestues të tjerë iu bashkuan protestës, duke e quajtur atë “Dita e luftës”.
Forumi për të zënë dhe të zhdukur ka njoftuar se protesta filloi me vendosjen e flamujve të mëdhenj izraelitë para degës së ambasadës amerikane në Tel Aviv.
Protestuesit ndaluan trafikun dhe dogjën goma në autostradën që kalon nëpër Tel Aviv.
Lexo më shumë ‘Pagat rriten në letër, por në Shqipëri qytetarët mbeten më të varfrit në rajon’/ Vetëm 8 profesione mbi 100 mijë lekë, ndërsa çmimet rriten çdo vit
Më vonë sot, kabineti i sigurisë izraelit pritet të diskutojë planet për një sulm të madh në qytetin e Gazës, tha një burim i njohur me bisedimet.
Protestat e mëdha si këto zakonisht ndodhin në fundjavë; fakti që demonstratat masive po mbahen në mes të javës tregon zemërimin në rritje në Izrael, vlerëson CNN.
Kujtojmë, gati një javë pasi Hamas pranoi propozimin e fundit për armëpushim në Gaza, Izraeli ende nuk ka kthyer përgjigje – pavarësisht pretendimeve të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se do të fillojë menjëherë bisedimet për lirimin e të gjithë të zënëve dhe për përfundimin e luftës.
Lexo më shumë Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët në Shqipëri me stresin dhe sfidat e profesionit
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fundjavës tha se lufta në Gaza do të përfundojë brenda “dy deri tri javësh”, pa dhënë detaje. Ai deklaroi se “po merret shumë” me Netanyahun dhe i ka thënë se lufta duhet të përfundojë së shpejti.
Ndërkohë, Izraeli po përballet me dënime ndërkombëtare pas sulmit vdekjeprurës në spitalin Nasser në jug të Gazës, ku humbën jetën të paktën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë, disa prej të cilëve u nxitën në vendngjarje për të raportuar për sulmin fillestar.
Sulmi në spitalin Nasser të hënën ndodhi dy javë pasi Izraeli vrau disa gazetarë të Al Jazeera në një sulm në qytetin e Gazës. Vrasja e gazetarëve nga Izraeli ka bërë që numri i reporterëve në Gaza të ulet, pasi Izraeli nuk lejon gazetarët ndërkombëtarë të hyjnë në enklavë për raportim të pavarur.
Të tjera
Punonjësit e Microsoft-it protestojnë kundër kompanisë për lidhjet me luftën e Izraelit në Gaza
Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë
Kualifikueset e Botërorit 2026, programi i Kombëtares së Shqipërisë për shtator