Zhegrova ta gëzojë pasaportën, por Rama përdori një të drejtë për trafik interesash e ndere personale! – Ekonomia Online

Zhegrova ta gëzojë pasaportën, por Rama përdori një të drejtë për trafik interesash e ndere personale!

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar pas një bisedë WhatsApp të publikuar nga futbollist i Kosovës Edon Zhegrova me kryeministrin Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa i uron suksese futbollist por teksa kritikon kreun e qeverise, thote se e shikon këtë si rastin e pastër sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri.

“Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla” shprehet Zhupa

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave!

Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pashaportën shqiptare pas një komunikimi ËhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht

Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Cështja nuk është Edoni por republika që është krijuar.

Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla.

E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë. Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë.

Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore!!!!