Iu kërkua dorëheqja, Arsim Thaqi dhe Prishtina me start ëndrrash – Ekonomia Online

Iu kërkua dorëheqja, Arsim Thaqi dhe Prishtina me start ëndrrash

Dyshime të shumta pati rreth të ardhmes së tij, mirëpo kjo nuk e ndaloi.

Arsim Thaqi refuzoi të jepte dorëheqjen te Prishtina edhe pse diçka e tillë iu kërkua nga stafi drejtues pas eliminimit nga garat evropiane.

Kjo zgjedhje e trajnerit duket se ka qenë e duhura, pasi klubi po performon shumë mirë dhe ka arritur të fitojë dy ndeshjet e para sezonale.

Prishtina fillimisht mposhti në udhëtim Dukagjinin me rezultat 3:2, teksa më pas fitoi pastër 3:0 ndaj Llapit në kryeqytet.

Para këtyre fitoreve, Prishtina kishte 6 vite që dështonte t’i fitonte dy duelet e para sezonale dhe diçka të tillë për herë të fundit e kishte arritur në Gusht të vitit 2018.

Xhiro e ardhshme i takon kryeqytetasit me Gjilanin dhe në rast të fitores, Prishtina vetëm për herë të katërt në histori do kishte tre fitore në tre ndeshjet e para.

Sukses të tillë ekipi kishte arritur në sezonet: 2016/17, 2012/13 dhe 2007/08.