Sot dhe nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë në Kosovë.
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot nga ora 10:45, mbahen homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur.
Mbi 1600 qytetarë, nëna, baballarë e fëmijë, mbeten ende të zhdukur nga lufta gjenocidale e Serbisë.
Në përpjekje për të ndriçuar fatin e të zhdukurve, lokacionet e gërmimeve mbeten pikë kyçe në procesin e kërkimit dhe identifikimit të mbetjeve mortore.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka bërë të ditur se deri më tani janë punuar 17 lokacione në Kosovë në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur.
Hoti tregoi se në 7 prej tyre janë zbuluar mbetje mortore.
“17 lokacione është punuar deri më tani në Kosovë, 7 prej tyre ka pasur gjetje të mbetjeve mortore (të cilat janë dërguar për analizë në Laborator të ICMP)”, u shpreh Hoti.
Sipas tij, aktualisht janë përfunduar disa gërmime, derisa pritën edhe 5 lokacione të gërmohet.
Ai ka konfirmuar se mbetjet mortore të 9 individëve janë gjetur në lokacionet në Kosovë.
“Mbetjet mortore të se paku 9 individëve janë gjetur, por këtë e vërteton më së miri analiza e ADN-së”, tha Hoti.



Të tjera
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e udhëtarëve ajrorë
Krahasimi i veprimeve shtetërore të Kosovës me regjimin e Millosheviqit është i papranueshëm
Gaza mbart “mesazh qëndrueshmërie dhe shprese” pavarësisht shkatërrimit