Forca e Sigurisë së Kosovës njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025 do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë.
Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës.
Konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës.
“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.



Të tjera
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e udhëtarëve ajrorë
Krahasimi i veprimeve shtetërore të Kosovës me regjimin e Millosheviqit është i papranueshëm
Gaza mbart “mesazh qëndrueshmërie dhe shprese” pavarësisht shkatërrimit