Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Dhunë në Kosovë, duke kujtuar fatin e mijëra personave që u zhdukën gjatë luftës.
Në shënim të kësaj dite, përfaqësues të institucioneve shtetërore bënë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke shprehur përkushtimin për zbardhjen e fatit të tyre.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se institucionet shtetërore po punojnë me përkushtim për gjetjen e të zhdukurve.
“Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjurmuar mbi 23 lokacione të ndryshme, ndërsa këtë vit kemi realizuar 18 aktivitete kërkimore për zbulimin e mbetjeve mortore të më të dashurve tanë,” tha Kurti.
Aktualisht, në Kosovë ende figurojnë të zhdukur rreth 1,600 persona, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur.



Të tjera
Konkursi i Serbisë për institucione ilegale shëndetësore, ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës
Reflektojmë mbi bujarinë, solidaritetin dhe bashkimin tonë si komb dhe si shoqëri
Ngjarje e pazakontë në Superioren e Shqipërisë, portieri i Bylisit largohet nga fusha në mes të ndeshjes