Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tha se është shkelje e Kushtetutës ajo që po ndodh në Kuvend me zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Hasani iu referua ndarjes së votimit të nënkryetarëve të minoriteve dhe procedurës me short që e inicioi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
“Mendojmë që është një shkelje e Kushtetutës dhe presim që të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të vërtetojnë se është një shkelje. Prandaj, kërkojmë që të mos e shkelin Kushtetutën”.
Hasani tha se partinë e tij s’e frikësojnë zgjedhjet, por se fillimisht duhet të krijohen institucionet që të merret një vendim i tillë.



Të tjera
9 ide si ta surprizoni partnerin, jo lule
Këshilla për të ndihmuar sistemin tuaj imunitar
Rreziku për trurin nga kërcitja e qafës