Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka pasë ftesë për takim nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të diskutuar për zgjedhjen e deputetit serb, Nenad Rashiq, nënkryetar Kuvendi.
Krasniqi tha se ka refuzuar që ta takojë atë derisa e konsideroi të pakuptimtë refuzimin për konsultë që PDK e kishte pasë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, raporton Gazeta Express.
Ai tha se Kurti s’ishte i gatshëm të diskutonte për pozitën e kryeparlamentarit, por për Rashiqin është i gatshëm të takohet e të bëjë edhe kompromise.
“Unë kam refuzuar që ta takoj sot z.Kurtin përkundër kërkesës së tij që të takohemi për të diskutuar për zgjedhjen e Nenad Rashiqit. Për mua është shumë e çuditshme. Kanë refuzuar të takohen 10 minuta për me e zgjedhë një kryetar Kuvendi që do të ishte i denjë, që nuk do të ishte një figurë kontroverse dhe një figurë problematike siç është Dimal Basha. Por për Nenad Rashiqin Albin Kurti dëshiron edhe me u taku edhe me u konsultu, dëshiron edhe me bë kompromise. Vërtet është i çuditshëm”.
Krasniqi akuzoi Kurtin për thellim të krizës institucionale.



Të tjera
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim
Më shumë para në fund të muajit për punëtorë