Sot gjatë ditës vendi është përfshirë nga një stuhi e fuqishme ere. Për dëmet e shkaktuara nga kjo ka lajmëruar edhe komuna e Prishtinës, e cila ka njoftuar se ka pasur rrëzim të drunjve e zjarre fushore.
Për shkak të kësaj stuhi, probleme ka pasur edhe në aeroportin e Prishtinës.
Nga një video e ndarë në rrjetet sociale shihet se si një avion nuk arrin të ulët për shkak të erës së fuqishme, porse detyrohet të ngrihet prapë.
Ndërsa gjatë ditës është raportuar se një avion nga Gjeneva është detyruar të lëvizë në lartësi në pamundësi të ulet për shkak të kësaj stuhie.



Të tjera
Kapsllëku kronik rrit rrezikun edhe për probleme me veshka
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim