Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar pas raportimeve në media që e lidhnin me një ngjarje të rëndë në Fushë-Krujë, ku një lëndë plasëse u vendos në një banesë.
Marku mohon kategorikisht çdo lidhje me incidentin dhe e cilëson si të pavërteta çdo spekulim që qarkullon për emrin e tij.
“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë dhënë një deklaratë shumë të qartë për vendin e ngjarjes, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të isha pjesë e saj. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu. Faleminderit të gjithëve që më kanë shkruar me merak,” tha Marku.
Ai ka deklaruar se lajmet janë thjesht spekulime dhe ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe interesimin e treguar.



Të tjera
Përfitimet që i sjell gjidhënia te nëna dhe bebi
Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik
Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në