Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka takuar sot qytetarët e Shalës. Ai ka thënë se banorët e Shalës janë mirënjohës për investimet e realizuara gjatë kohës a ka qenë kryetar.
Buja në një postim ka sh kruar se projektet për Shalën do të shtohen dhe se ata e dinë që fjala e tij është zotim.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi nga Shala
Së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Edison Beqiri, kafen e mëngjesit sot e pimë me qytetarët e Shalës.
Shaljantë janë mirënjohës për investimet e realizuara gjatë dy mandateve të mia si Kryetar, investime që kanë sjellë zhvillim të prekshëm në këtë trevë.
Ata e dinë se fjala ime është zotim dhe se projektet për Shalën vetëm do të shtohen dhe rriten në mandatin e ardhshëm. Prandaj, mbështetja e tyre e fuqishme është garanci për fitoren dhe për një të ardhme edhe më të mirë për Shalën!



Të tjera
5 sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë
Haskuka solli për herë të parë në Kosovë diagnostikimin falas të kancerit në sektorin publik
Vendosni një copë akulli në qafën tuaj dhe shikoni çfarë ndodhë