Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se ekipit të tij i është bashkangjitur Ajet Potera. Ky i fundit ka qenë më herët pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe kandidat nga kjo parti për kryetar të këtij qytetit .
Hyseni ka thënë se ‘‘ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës!’’.
‘‘Bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj!
Ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës!
Për Podujevën për të gjithë!’’, ka shkruar ai.



Të tjera
Haskuka solli për herë të parë në Kosovë diagnostikimin falas të kancerit në sektorin publik
Vendosni një copë akulli në qafën tuaj dhe shikoni çfarë ndodhë
Rama, Balluku e Vengu përfliten për listën “non grata” amerikane