Kryetari i Istogut nga LDK, Ilir Ferati, i cili është kandidat i kësaj partie edhe për një mandat në krye të kësaj komune, ka zhvilluar vizitë në Studenicë, ku është mirëpritur nga familja Zeqiraj.
Ferati ka thënë se gjatë takimit ata kanë diskutuar për nevojat e fshatit, duke shtuar se për këtë fshat kanë projekte konkrete, investime që i japin jetë fshatit dhe i mbajnë të rinjtë pranë familjeve të tyre.
Postimi:
Ditën e shtunë e filluam në Studenicë, ku u mirëpritëm nga familja Zeqiraj, të ftuar nga kandidati ynë, Vintori.
Diskutuam gjerë e gjatë rreth nevojave të fshatit. Për Studenicën; tanimë kemi projekte konkrete, investime që i japin jetë fshatit dhe i mbajnë të rinjtë pranë familjeve të tyre.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme✌🏼
Rrugëtimi ynë vazhdon!
I juaji,
Iliri



Të tjera
9 ide si ta surprizoni partnerin, jo lule
Këshilla për të ndihmuar sistemin tuaj imunitar
Rreziku për trurin nga kërcitja e qafës