Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, ndau një foto me këngëtaren argjentinase Niki Nikole, duke nxitur spekulimet rreth një lidhjeje të mundshme.
Ai bëri sërish bujë jashtë fushës pasi postoi një foto me Nikole gjatë festimit të 25-vjetorit të saj. Në imazh, të dy shfaqen duke buzëqeshur me një tortë të madhe ditëlindjeje, të rrethuar nga trëndafila dhe tullumbace në formë zemre, detaje që shumë i interpretuan si konfirmim të lidhjes së tyre.
Kjo nuk është hera e parë që të dy janë parë së bashku. Më herët në gusht, ata u panë në një klub nate dhe më vonë duke ecur nëpër rrugët e Monakos. Tani, me këtë foto të postuar nga vetë talenti spanjoll, thashethemet për një romancë janë rritur ndjeshëm.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht një romancë, postimet e tyre në rrjetet sociale duket se flasin më shumë se fjalët.
Të tjera
Jam shumë i zhgënjyer me Putinin
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit
Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake