Kombëtarja shqiptare ka humbur një element të rëndësishëm për ndeshjet e muajit shtator. Ylber Ramadani, nuk do të jetë në grumbullimin nën urdhrat e trajnerit SIlvinjo për duelet kudër Gjibraltarit dhe Letonisë.
Edhe pse Ramadani luajti mbrëmë në ndeshjen e Serisë A ndaj Milanit, klubi i Leçes ka dalë sot me komunikatë se mesfushori nuk do t’i përgjigjet thirrjes së ekipit kombëtar.
Si shkak për këtë mosprani të Ramadanit, është cilësuar gjendja e tij shëndetësore, për një bllokim në mushkërinë e majtë për të cilën ka nevojë për trajtim mjekësor.
Një situatë që krijon jo pak telashe për Silvinjon, i cili kishte zgjedhur një grup të reduktuar lojtarësh e tani mund të detyrohet të ftojë të tjerë.




Të tjera
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”