Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, marrin pjesë vetëm Basha, Haxhiu dhe Rexhepi
Ka nisur takimi konsultativ i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, pasi të shtunën e ka konsideruar si të konstituar Kuvendin ndonëse nuk është zgjedhur nënkryetari serb.
Në këtë takim po marrin pjesë vetëm Basha dhe dy nënkryetaret, Albulena Haxhiu dhe Emilia Rexhepi.
PDK-ja dhe LDK-ja të shtunën e kanë bërë me dije se s’do të shkojnë në këtë takim.



Të tjera
Wall Street Journal: Izraeli ngriti bazë sekrete në Irak për operacionet kundër Iranit
Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes
Mungesa e gjumit rrit rrezikun e demencës