Wall Street Journal: Izraeli ngriti bazë sekrete në Irak për operacionet kundër Iranit

Izraeli ka ngritur një bazë sekrete ushtarake në shkretëtirën e Irakut për të mbështetur operacionet kundër Iranit, raportoi gazeta amerikane “The Wall Street Journal”, duke cituar burime të njohura me çështjen, përfshirë zyrtarë amerikanë.

Sipas raportit, objekti u ndërtua me dijeninë e Shtetet e Bashkuara pak para nisjes së konfliktit SHBA-Izrael kundër Iranit.

Baza shërbente si qendër logjistike për Forcën Ajrore izraelite dhe strehonte njësi të forcave speciale, si edhe ekipe kërkim-shpëtimi të gatshme për të ndihmuar pilotët në rast rrëzimi të avionëve.

Mediat e huaja shkruajnë se raportoi se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e publikuara nga WSJ. Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit nuk ka reaguar ndaj kërkesave për një koment.

Ekzistenca e bazës thuhet se rrezikoi të zbulohej në fillim të marsit, pasi media shtetërore irakiane raportoi për aktivitet të pazakontë ushtarak në zonë.

Sipas burimeve të cituara nga WSJ, trupat irakiane u dërguan për të hetuar, por forcat izraelite ndërhynë me sulme ajrore për të penguar afrimin e tyre dhe për të mbajtur sekret objektin ushtarak.

Në një ankesë të paraqitur më vonë në Kombet e Bashkuara, autoritetet irakiane deklaruan se sulmi përfshinte forca të huaja dhe sulme ajrore, duke ia atribuar atë SHBA-së. Megjithatë, një burim i njohur me çështjen i tha WSJ se Shtetet e Bashkuara nuk kishin rol në operacionin ushtarak.