Tri vetura janë aksidentuar sot rreth orës 15:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Si pasoj e aksidentit, një person është lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Prishtinën.
‘Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.
Të tjera
Policia nuk i la shans kr*imit e te*rrorizmit në veri
S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës
Mund të vijë në Kiev