Alexis Sanchez ka arritur marrëveshje për një rikthim në futbollin spanjoll në ditën e fundit të merkatos.
Sulmuesi veteran sezonin e kaluar luajti në Serie A, me Udinesen. Ikona kiliane, tashmë 36 vjeç, megjithatë u përball me lëndime, duke regjistruar vetëm 13 paraqitje në kampionat.
Sipas një raportimi nga gazetari Matteo Moretto, pas marrëveshjes së Sevillas për të dërguar Dodi Lukébakio te Benfica, Alexis Sanchez te klubi andaluzian është punë e kryer.
Sanchez kishte luajtur në La Liga për 3 sezone me fanellën e Barcelonës duke shënuar 47 gola në 141 ndeshje.



Të tjera
Irani akuzon SHBA-në për `aventurë ushtarake të pamatur`
Gjithë jetën e keni përdorur gabim frigoriferin, kjo është arsyeja
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën në Kosovë: Mbetemi partner i palëkundur