Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme përbëjnë një moment vendimtar për të ardhmen e kryeqytetit. Sipas tij, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse Prishtina do të hyjë në një fazë të re zhvillimi apo do të vazhdojë, siç u shpreh ai, me “avazin e vjetër” që nuk i plotëson nevojat bazike të qytetarëve.
Ismaili kritikoi kryetarin aktual për mosrealizimin e zotimeve dhe theksoi se ndryshe nga premtimet abstrakte të të tjerëve, plani i tij përmban zgjidhje konkrete dhe të matshme. “Unë kur them ‘do ta zhbllokoj trafikun’, ju tregoj tregoj saktë se si do ta bëj: duke blerë 100 autobusë të rinj, krijimin e korsisë së ndarë për autobusë, 5 parkingje jashtë Prishtinës dhe një qendër moderne për menaxhimin e trafikut. Këto intervenime secili qytetar mund t’i shohë se a janë realizuar apo jo në fund të mandatit,” tha ai.
Në një postim në rrjetet sociale, Ismaili e quajti këtë periudhë si një “moment vendimtar që do ta definojë të ardhmen e Prishtinës dhe në këtë kryqëzim të rëndësishëm, është e domosdoshme ta nxjerrim qytetin nga kaosi.”



Të tjera
Fëmijët kokëfortë që sfidojnë prindërit do të jenë më të suksesshëm në jetë
Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante
Qepë, hudhra, uthull molle si antibiotikë natyralë