Veprimtari Halil Geci kërkon zbardhjen e atentateve dhe ekzekutimeve politike ndaj mbështetësve të Rugovës, LDK-së dhe SHBA-së, përfshirë Xhemajl Mustafën dhe Smajl Hajdarin.
Sipas tij, autorët e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë, pasi çdo tentim për mohimin e tyre mbetet njollë morale e politike, dhe se drejtësia kërkohet jo për hakmarrje, por për ta çliruar shoqërinë nga frika dhe krimi politik.
Postimi i plotë:
KUSH DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI PËR VRASET E PROAMERIKANËVE NË KOSOVË?
A kujtojnë urdhrat për vrasjen e proamerikanëve si Xhemajl Mustafa, i cili kishte vetëm një “armë” – stilolapsin? Pse duhej të vritej një intelektual që punonte për Kosovën, për LDK-në dhe për Amerikën?
Pse u vra Smajl Hajdari, një komandant i suksesshëm dhe mbështetës i Rugovës e i Amerikës? Kush i shpalli tradhtarë atdhetarët e Kosovës? Kush lëshonte komunikata nepër “banhofeve”, duke vrarë e kërcënuar dhe frikësuar gjithë ata që mbështesnin Rugovën dhe perëndimin?
Këto vrasje nuk mund të mbeten të paadresuara. Sot po i numëron Haga, nesër do t’i numërojë historia, do t’i gjykojë edhe vetë populli. Koha ka ardhur që përgjegjësit të përballen me drejtësinë, të kërkojnë falje publike dhe të lehtësojnë barrën e gjakut që i rëndon këtij vendi.
Të tjera
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve
Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin
Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike