Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus, Vladimir Putin, për një takim të mundshëm mes dy liderëve në Moskë.
Në një përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Zelensky tha se nëse Putini nuk dëshiron që takimi të zhvillohet dhe për këtë po e fton zyrtarisht në Moskë.
“Nëse dëshiron që takimi të mos ndodhë, më fto në Moskë,” deklaroi lideri ukrainas.
Ai shtoi se fakti që Rusia ka filluar të flasë për një takim është një shenjë pozitive dhe mundësi për bisedime konstruktive.
Zelensky shpreh gatishmërinë për dialog, duke theksuar se një takim i tillë mund të hapë rrugën për përparime të rëndësishme.
Kujtojmë se Putin ka deklaruar se është i gatshëm ta takojë Zelenskyn, por vetëm në Moskë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.



Të tjera
Kurti: Regjistrimi i fëmijëve pa dokumente fizike dhe procedura të gjata
Pse bëhemi të këqinj me të tjerët kur mund të bëhemi heronj?
Konfirmohet çarja e Abdixhikut me P. Ramën: LDK distancohet nga koalicioni i këtij të fundit me PDK-në