Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë kanë mbetur të plagosur në një sulm me thikë në provincën Manitoba të Kanadasë.
Policia Kanadeze njoftoi se ka vdekur edhe autori i dyshuar i sulmit. Ende nuk dihen më shumë detaje mbi ngjarjen, raporton BBC.
Sulmi ndodhi në përvjetorin e tretë të një tjetër sulmi masiv me thikë në provincën e Saskatchewan, në të cilën 11 persona u vranë dhe shumë u plagosën./rtk



Të tjera
Kurti: Regjistrimi i fëmijëve pa dokumente fizike dhe procedura të gjata
Pse bëhemi të këqinj me të tjerët kur mund të bëhemi heronj?
Konfirmohet çarja e Abdixhikut me P. Ramën: LDK distancohet nga koalicioni i këtij të fundit me PDK-në