Turqia arriti të shënoj fitore me rezultat 3-2 në udhëtim tek Gjeorgjia, duke e nisur ciklin kualifikues për Botëror me fitore.
Turqit e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e tretë me Muldur, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë rezultati u dyfishua me Akturkoglu katër minuta para fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë prodhoi dramë të vërtetë ku pati gjithçka gola, karton të kuq.
Në minutën e 52-të, Akturkoglu trefishoi epërsinë e Turqisë dhe shënoi golin e dytë personal.
Më pas, Gjeorgjia rihapi sfidën me golin e Davitshvilit në minutën e 63-të.
Burak Alper Yilmaz u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtar në fushë. Po ashtu edhe trajneri i Gjeorgjisë u ndëshkua me karton të kuq në atë moment.
Khvicha Kvaratskhelia në minutën e tetë shtesë shënoi edhe golin e dytë.
Ndërkohë tre minuta më vonë, Davitashvili pati një super mundësi për ta barazuar takimin, por nuk ia arriti dot dhe Turqia arkëtoi tre pikët e para.
Këto dy kombëtare ndodhen së bashku me Spanjën dhe Bullgarinë në grupin C, kualifikues.
Të tjera
Ronaldo i dedikoi golin Jotas i cili vdiq tragjikisht në aksident
Artisti krijon portretin e Zhegrovës në shalqi
Dronët mund të kenë ardhur nga Bjellorusia