Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot, më 04.09.2025, në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re.
Kryeministria ka njoftuar se Kurti i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë, njëherësh ka vlerësuar kontributin e saj përmes FINNIDA-s, si dhe mbështetjen në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.
Ai theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të Republikës së Kosovës, si ndër demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe si vend i përafruar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian”- thuhet në njoftim.Po, sipas njoftimit, Kurti ka shprehur përkushtimin në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushën e edukimit, inovacionit dhe teknologjisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë.
Të tjera
Ronaldo i dedikoi golin Jotas i cili vdiq tragjikisht në aksident
Artisti krijon portretin e Zhegrovës në shalqi
Dronët mund të kenë ardhur nga Bjellorusia