Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpëlarje parash”, “kanosje”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”.
Insajderi merr vesh se të arrestuar janë Bekim Mehmeti, rreth 46-vjeçar dhe Qendrim Marevci, rreth 33-vjeçar, të cilët dyshohen për veprat penale të fajdesë, shpëlarjes së parave dhe kanosjes.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.
Veprimet hetimore u zhvilluan me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe përfshinë kontrollin e katër lokacioneve të ndryshme, duke përfshirë shtëpi, banesa dhe biznese të dyshuarve.
“Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar B.M dhe Q.M, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “fajde”, “shpërlarje e parave”, “kanosje” , “falsifikim i dokumenteve”, dhe “mashtrim”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan dëshmi materiale që do të përdoren në procedurën penale.
“Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.25 kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër (4) lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”.
Pas intervistimit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit nga Prokuroria Speciale.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë theksuar se do të vazhdojnë trajtimin e informacionit dhe dyshimeve me profesionalizëm, për t’i vendosur të gjithë personat përgjegjës ligjërisht para drejtësisë.
Të tjera
Kamberi me kërkesë për pajisjen e Preshevës me tabela të regjistrimit
Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë
Trump urdhëron kthimin e Departamentit të Mbrojtjes në atë të Luftës së ShBA-së