Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka përkujtuar sot humanisten e madhe shqiptare, Nënën Terezë, në 28-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta.
Në shënimin e tij kreu i Kuvendit ka potencuar se bamirësia dhe mbështetja për nevojtarët janë pjesë e qenësishme e karakterit të popullit tonë, por ishte Nënë Tereza ajo që i transmetoi këto vlera përtej çdo kufiri.
“Dashuria, mirësia dhe shpirtbardhësia janë vlera të çdo nëne shqiptare, por u desh që një Gonxhe shqiptare të shndërrohej në një Nënë Terezë, që t’i ngriste këto vlera në nivel botëror, duke i reflektuar ato tek mbarë njerëzimi.
Bamirësia dhe mbështetja për nevojtarët janë pjesë e qenësishme e karakterit të popullit tonë, por ishte Nënë Tereza ajo që i transmetoi këto vlera përtej çdo kufiri, duke i kthyer në pasuri të njerëzimit mbarë, dhe duke u shpërblyer me çmimin Nobel për Paqe! Nderim i përjetshëm për Nënën tonë Terezë, që nderoi gruan shqiptare dhe kombin mbarë“, ka thënë kryetari Basha.



Të tjera
Pas 17 vjetësh, Kroacia rikthen shërbimin ushtarak
Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, qindra mijëra banorë mbesin pa rrymë në acar
Rekord historik: Administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza amerikane