Granit Xhaka ka folur pas fitores 4:0 ndaj Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës, duke thënë se ata ishin shumë të fortë, dhe jo që Dardanët ishin shumë të dobët.
“Besoj se në pjesën e parë kemi qenë shumë dominues. Nuk jemi të kënaqur me pjesën e dytë, pasi nuk kemi luajtur ashtu siç duhet”, ka thënë Xhaka për Klan Kosovën.
“Por, një fitore 4:0 ndaj një ekipi shumë të mirë si Kosova, mendoj se e kemi merituar plotësisht sot.”
“Nuk besoj se Kosova ishte e dobët, por ne kemi qenë shumë më të mire, sidomos në pjesën e parë”.
Xhaka sidoqoftë nuk ishte i kënaqur me pjesën e dytë të helvetëve.
“I fituam topat e dytë, duelet, bëmë pasime më të sakta dhe ishim më të qartë para portës”.
“Mendoj se Kosova nuk pati asnjë rast të rrezikshëm sot. Problemi është që nuk ishim dominues gjatë gjithë 90 minutave.”.
“Ishte ndeshja e parë, morëm tri pikë, dhe shpresoj që kështu të vazhdojmë.”
Të tjera
“Në pako të çamçakëzëve qese najloni me kokainë”, Policia konfiskon lëndë narkotike e armë në një shtëpi në Ferizaj
Gjithmonë një ndeshje speciale për mua
Gjykata Kushtetuese ka dy rrugë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend