Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të blerjes, posedimit dhe shtirjes së paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.
Në raportin policor bëhet e ditur se rasti është në Ferizaj, ndërsa janë sekuestruar armë e narkotikë.
“Ferizaj 05.09.2025-14:10. Raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, njësiti i DHTN-së në bashkëpunim me njësitet tjera policore, ka realizuar urdhëresën e gjykatës, me ç’rast gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse prona të dyshuarit mashkull K-Shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar; gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm, dy fishekë me gaz, një pistoletë M-57, një karikator me 8 copa fishekë, një pushkë ajrore, shtatë copë fishekë 7.62 mm, një fishek me mbishkrim Maxx TEch 380, një pako e çamçakëzëve në brendi të së cilës ishin 66 paketime me qese najloni të paketuara me pluhur ngjyrë të bardhë në sasi të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit kokainë”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit, sasia e përgjithshme e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë është 34.10 gram.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Të tjera
Policia nuk i la shans kr*imit e te*rrorizmit në veri
S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës
Mund të vijë në Kiev