Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ka arrestuar drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Fahri Jashari.
Sipas burimeve të Kosova News brenda institucioneve të sigurisë, policia e Kosovës sot në orët e paraditës ka bastisur komunën e Mitrovicës së Jugut, ku me çrast ka shoqëruar për intervistim drejtorin e Kulturës, Fahri Jashari.
Jashari dyshohet se ka falsifikuar dokumente zyrtare, duke tjetërsuar mijëra euro krejtësisht në mënyrë të jashtëligjshme për përfitime personale.
Me urdhër të prokurorit, tashmë Fahri Jashari është dërguar në paraburgim prej 48 orësh.
Ndërkohë, sot u publikua një vendim i firmosur më 5 shtator nga kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili ka shkarkuar drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fahri Jashari, për dyshime të rënda të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Në arsyet e shkarkimit thuhet se: Shkarkimi i drejtorit të drejtorisë bëhet për faktin se ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar për pozitës zyrtare, përmes veprimeve që bien ndesh me parimet e keqpërdorimit, ligjshmërisë, paanshmërisë dhe integritetit të administratës publike.



Të tjera
Ide interesante si t’i personalizoni kornizat e fotografive
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës
Fjalimi i Clintonit më 24 mars të vitit 1999