Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka arritur sukses historik duke u bërë anëtare e Konfederatës Ndërkombëtare të Matjeve (IMEKO), organizata kryesore ndërkombëtare në fushën e matjeve dhe metrologjisë.
Ky anëtarësim përfaqëson një moment historik për AMK-në dhe për Republikën e Kosovës, duke mundësuar përfaqësimin e Kosovës në forume dhe rrjete ndërkombëtare të metrologjisë.
Anëtarësimi i shërben shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira me agjenci dhe institute prestigjioze ndërkombëtare, duke bërë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe shkencore të stafit përmes konferencave, punëtorive dhe publikimeve shkencore.
Gjithashtu AMK, përmes këtij anëtarësimi, thellon bashkëpunimin me komunitetin shkencor dhe industrial ndërkombëtar.
Ndërsa ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka falënderuar ekipin negociues të Agiencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) së bashku me ekspertët e Këshillit të Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Njëherit falënderoj të gjitha shtetet anëtare të IMEKO-s, që kanë mbështetur dhe votuar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në IMEKO, duke i dhënë të drejta të barabarta shtetit tonë me të gjitha shtetet anëtare në këtë organizatë ndërkombëtare që promovon shkencën dhe teknologjinë në mbarë botën”, ka thënë ministrja Hajdari.
AMK mbetet e përkushtuar të avancojë standardet e matjeve, të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe shkencor të vendit. Ky sukses dëshmon angazhimin për ndërtimin e institucioneve të forta, të besueshme dhe të integruara në organizatat ndërkombëtar të metrologjisë.
IMEKO është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, e themeluar në vitin 1958, që promovon shkencën dhe teknologjinë e matjeve në mbarë botën. Ajo bashkon institute kombëtare, agjenci shtetërore dhe organizata profesionale nga shumë vende, duke ofruar një platformë globale për shkëmbim njohurish, zhvillim të standardeve dhe bashkëpunim shkencor. IMEKO ka status konsultativ pranë UNESCO-s, duke kontribuar në diskutime dhe politika ndërkombëtare në fushën e metrologjisë.
IMEKO është pjesëmarrëse në forumet ndërkombëtare të organizuara nga UNESCO dhe ofron ekspertizë teknike në fushën e metrologjisë, promovon shkëmbimin e dijes dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me aktorë globalë në shkencë dhe teknologji, ndihmon në zhvillimin e standardeve dhe praktikave që nxisin qëndrueshmërinë dhe cilësinë e jetës.
Një falënderim i veçantë për të gjitha shtetet anëtare të IMEKO-s që kanë mbështetur dhe votuar për anëtarësimin e Metrologjisë së Kosovës, duke i dhënë asaj të drejta të barabarta me të gjitha shtetet anëtare.
Të tjera
7 gabimet fatale për tretjen
Po ndërtojmë ura për një Mitrovicë funksionale e të integruar
Çaj detox sa herë që keni ndjesinë e fryrjes së barkut