Një 73-vjeçar është arrestuar në Zveçan, pasi Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh gjatë një aksioni në rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se bastisja u zhvillua edhe në një lokacion tjetër, ku gjithashtu u sekuestruan armë e municion. Por për këtë rast, sipas policisë, nuk ka pasur të arrestuar. Vetëm një person është intervistuar si i dyshuar.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes në lagjen Korile, janë gjetur dhe sekuestruar: dy karikatorë për armë të gjata, 49 detonatorë elektrikë, një thikë, një këllëf për armë të gjatë, një fishek me mbishkrim PPU 8×75 IS, një fitil ngadalë ndezës me detonator mekanik, gjashtë detonatorë elektrikë (katër të rinj), dy paketime sfera për mbushje fishekësh gjuetie, makineri për mbushje municioni, pjesë shtesë për armë të gjata për tromblon, tel për inicim detonatorësh, një armë e gjatë e çmontuar me nr. serik K-414675 me dy karikatorë dhe 60 fishekë të kalibrit 7.62×39, 35 kuti të mbyllura me municion “IK 89” (525 fishekë 7.62×39), 59 fishekë me mbishkrim “E”, 65 fishekë për armë të gjatë “IK 89”, 50 fishekë pistoletë PPU 9mm Luger, dy karikatorë për armë të gjatë pa municion, pajisje distancëmatëse, si dhe një bajonetë.
I dyshuari S.G., 73 vjeç, është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të tjera
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni
Kush janë 17 ministrat e rinj të Ramës?
Jamal shumë brishtë, i bën se është adoleshent