FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat

FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shenjë përkujtimi, njësitë e FSK-së kanë njoftuar se kanë ulur flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat, duke kujtuar kështu tragjedinë që tronditi botën 24 vite më parë, raporton Klankosova.tv.

Nga FSK-ja përmes një njoftimi në facebook,  është theksuar se Kosova dhe populli i saj do të qëndrojnë gjithmonë krah për krah me miqtë amerikanë, si në ditët e vështira ashtu edhe në ditët e gëzimit.