Zëvendëskryeministri i parë dhe kryenegociatori për dialogun Kosovë–Serbi, Besnik Bislimi, tha se mandatin për këtë proces ia ka dhënë qeveria dhe vetëm ajo mund t’ia marrë. Kështu deklaroi ai pas kritikave nga partitë tjera lidhur me legjitimitetin e kryerjes së funksionit të tij në procesin e dialogut në Bruksel.
“Mandatin ma ka dhënë qeveria dhe mund të ma marrë qeveria. Nuk ma ka dhënë Lidhja Demokratike e Kosovës, as nuk mund të ma marrë, ndaj gjithçka tjetër është e palogjikshme me shumicën e qëndrimeve të këtij subjekti politik dhe subjekteve terja që po i hasim muajve të fundit”, theksoi Bislimi.



Të tjera
Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror