Demokratët Evropianë kanë reaguar pas fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e akuzuar atë për heshtje ndaj gjendjes alarmante në Serbi.
Në një postim në platformën X, ata shkruajnë se heshtja e saj nuk duket si kujdes diplomatik, por më shumë si siklet, pasi familja e saj politike, Partia Popullore Evropiane (EPP), ende e ka pjesë të saj partinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, SNS.
“Është kjo bashkëpërgjegjësi, indiferencë apo frikë nga pakëndshmëria? Cilado qoftë arsyeja, Komisioni Evropian nuk mund të kthejë shpinën kur demokracia është në rrezik”, thuhet në reagim.
Demokratët Evropianë shtojnë se Evropa duhet të flasë me guxim, duke theksuar se demokracia nuk mund të anashkalohet për rehati partiake.
Të tjera
Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Më pak raste të prekura me sëmundje malinje dhe beninje në 2024, krahasuar me 2023
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë