Kandidati i GUXO-s për kryetar të Gjilanit, Ilir Poroshtica, ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara zgjedhore.
Poroshtica, ka thënë se vendimi vjen pas “shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare”, duke e cilësuar tërheqjen si arsye personale.
“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit”, ka shkruar Poroshtica në Facebook.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se, përveç dorëheqjes nga gara, ka dhënë dorëheqje edhe nga anëtarësia në GUXO dhe nga çdo pozicion partiak.



Të tjera
Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror