Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
“Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Blaj për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, me theks të veçantë për rolin dhe kontributin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti e Blaj diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë. Theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale dhe avancimit të projekteve të përbashkëta në fushën ekonomike. Ambasadori Blaj rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Sllovenisë për integrimin evropian të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Të tjera
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që mbështet Deklaratën e New Yorkut për zgjidhjen me dy shtete
Prania e dërguarit special amerikan, mbrojtje ajrore për Ukrainën