Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, të premten.
Për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka pohuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.
Rugova ka shtuar: “Ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga policia”.
Të tjera
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që mbështet Deklaratën e New Yorkut për zgjidhjen me dy shtete
Prania e dërguarit special amerikan, mbrojtje ajrore për Ukrainën