Policia dhe Dogana sekuestrojnë armë në një auto-sallon në Lipjan

Policia dhe Dogana sekuestrojnë armë në një auto-sallon në Lipjan

Një aksion i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe njësive të Doganës ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie armësh në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit.

 

Gjatë kontrollit në një auto-sallon, pronë e dy të dyshuarve kosovarë, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pistoleta, gjashtë karikatorë dhe njëzet fishekë. Si prova materiale janë sekuestruar gjithashtu dy telefona celularë dhe një pajisje DVR e kamerave të sigurisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar në vendngjarje. Pas intervistimit në prani të prokurorit të çështjes, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve” dhe po trajtohet nga organet kompetente.