Më 12 shtator në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës i Global Woman Club Diaspora, ku Shega Beqiri, Ambasadore e klubit në Prishtinë, mirëpriti gra të suksesshme nga fusha të ndryshme.
Të ftuara si musafire ishin: Edita Tahiri, Eliza Hoxha dhe Eni Cobani, të cilat vlerësuan rolin e GWC dhe angazhimin e Shegës për fuqizimin e grave, duke i shprehur mbështetje të qartë.
Në fjalimin e saj, Shega theksoi se frymëzimi i saj vjen nga nëna, nje grua e fortë dhe e përkushtuar, dhe se ajo synon që përmes punës dhe shembullit personal të inspirojë vajzën e saj, gra e vajza në Prishtinë.
Shega Beqiri rikandidon për mandatin e dytë në Asamblenë e Komunës së Prishtinës me PDK.
Të tjera
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!
KFOR jep detaje për takimin lamtumirës mes Barduanit dhe Presidentes Osmani