Autoritetet holandeze kanë rritur masat e sigurisë në Hagë, në pritje të protestës së paralajmëruar nga mërgata shqiptare, e cila do të mbahet sot duke filluar nga ora 14:00.
Policia holandeze i ka ndaluar protestuesit që të mblidhen përpara selisë së Gjykatës Speciale, raporton Telegrafi.
Protestuesit kanë kaluar pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale, për të vazhduar në lokacionin ku është paraparë të mbahet protesta.
Aty shihen edhe forca të shtuara të sigurisë të autoriteteve holandeze, ku po ashtu janë vendosur edhe bllokada nëpër rrugët ku do të kalojnë protestuesit.
Protesta, e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbahet sot në kryeqytetin e Holandës por ajo nuk do të zhvillohet para Gjykatës, por në një shesh tjetër.
Në mbështetje të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, protesta është thirrur kundër padrejtësive në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Të tjera
Unë angazhohem për Drenasin kampion
“Liria ka Emër”, përfundon protesta në Hagë
Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim i madh edhe për NATO-n