Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend, që lidhen me situatën në veri dhe nisjen e fushatës zgjedhore, duke vënë theksin te deklaratat e protagonistëve të Listës Serbe.
“Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, insistuam që Lista Serbe të mos certifikohej. Thamë, ndër të tjera, se nuk ka asnjë lloj distancimi nga kjo listë, sidomos në lidhje me rastin e Banjskës. Reaguan gjithandej. Në zgjedhjet lokale, sërish kërkuam që ajo të mos certifikohej. Edhe atëherë pati reagime. Profilet e deputetëve të Listës Serbe i pamë të gjithë: secili më anti-Kosovë se tjetri, secili më paralel se tjetri”, u shpreh ajo.
Sipas saj, në hapje të fushatës zgjedhore, të njëjtit persona ofenduan kryeministrin Kurti dhe përdorën thirrje fyese ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Dje, në hapje të fushatës, të njëjtit sërish fyen Kurtin, prisnin ‘çlirimin’ nga ai dhe thërrisnin ‘vëlla Millanin’. Kësaj radhe nuk pati reagime. Shoqëria civile, dikur e gatshme të reagonte kundër VV-së kur kjo e kundërshtonte Listën Serbe, sot është në gjumë edhe kur kjo listë fyen gjithçka që përfaqëson Republika jonë”, përfundoi ajo.
Të tjera
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë
Osmani në ‘shënjestër’ shkak i Kurtit dhe sulmeve ndaj Listës Serbe, opinionisti zbërthen prapaskenat